‘Do të përballeni me saksione penale’/Celibashi paralajmëron emigrantët

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ditën e sotme ka dal në një konferencë për shtyp, ku edhe ka paralajmëruar emigrantët nëse shesim votën në zgjedhjet e 11 majit.

Celibashi u shpreh: “Nga kompania që merret me prodhimin e zarfëve B, janë prodhuar për shkak të problemeve teknike nga ana e tyre, një numër më i madh i zarfëve B, por kjo problematikë është e tipit kontraktual e nuk ndikon në procezin zgjedhor.

Zarfi B merr vlerë kur skanohet nga KQZ. Nëse një zgjedhës është me më shumë se një zarf B, ngrkohet vetëm një. E sistemi të lajmëron se këtë zarf e ke skanuar. E nëse për një rast sistemi i KQZ nuk do funskionmonte, është sistemi i DHL që nuk të lejon të ngarkosh më shumë se sa një zarf B. Ajo çfarë duhet të qartësohet është se nuk ka asnjë mundësi, që një zgjedhës t’u shkojë dy zarfa apo dy fletë votimi. Ne kemi në KQZ një sistem dyfishtë të kontrollit. Sistemi i DHL është i trefishtë. Nëse një zarf i shpërndahet një zgjedhësi, e po themi se një zgjedhësi i shkon zarfi i dytë, nuk ja lejon sistemi që kemi. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Nëse votuesit duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, është çështje e tyre. Do të thotë se kanë llogaritur edhe pasojat penale. Nëse një fenomen i tillë ndodh, ai shoqërohet me sanksione penale të rënda, deri në 3, 4 apo 5 vite burgim“.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.