E rëndë tek Kisha e Laçit, shoferja merr para këmbësorët dhe shitësen ambulante

Ditën e sotme në rrugën pranë Kishës ‘Shna Ndou’ në Laç u rregjistrua një aksident mobilistik.

Sipas burimeve bëhet me dije se një shofere, 45 vjeç me iniciale A.Z. ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur këmbësorët, D.D., 21 vjeç, E.R., 39 vjeç dhe shitësen ambulante A.Gj., 18 vjeç.

Të plagosurit po marrin ndihmën mjeksore në spitalin e Laçit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.