Me pranga në duar dhe kokëulur, dalin pamjet e infermiereve në Gjykatë!



Me pranga në duar dhe kokëulur, kështu kanë dalë përpara Gjykatës infermieret që dhunuan të moshuarën në Pejë, të cilat përballen me masa ligjore, por edhe më nje valë të madhe indinjate nga publiku, teksa gjesti i tyre duket se nuk ka për t`u harruar lehtë.

Tre janë infermieret e ndaluara për ushtrim dhune ndaj gruas së moshuar në Shtëpinë e Pleqeve “Orenda” : vajza që e goditi, përgjegjësja dhe një infermiere tjetër. Dy të tjera dyshohen për veprat “Dhënia e ndihmës” në kryerjen e dhunës si dhe “Fotografim apo inçizim i paautorizuar”.
Pas rastit makabër të dhunës ndaj të moshuarës është marrë vendimi për infermieret e shtëpisë së të moshuarve “Orenda” në Pejë. Oda e Infermierëve të Kosovës ka marrë vendim për tërheqjen e Licencës dhe fshirje të Profesionistëve Shëndetësor nga regjistri i Odës për: Aurona Pelaj, Giltiana Neziri, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi – Gashi. Ky vendim është marrë në një mbledhje urgjente me prokurorin, këshillin etik dhe kryetarin e OIK.
“Sot me datë 03.11.2022 me fillim nga ora 11:00 u mbajt takimi urgjent i Prokurorit të OIK, Këshillit Etik dhe Kryetarit të OIK në lidhje me ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur diten e djeshme në lidhje me ushtrimin e dhunës nga 4 infermiere ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqëve “Orenda” në Pejë, në të cilin u nxorr vendim për tërheqje e Licencës dhe fshirje e Profesionistëve Shëndetësor nga regjistri i OIK për anëtarët:
Aurona Pelaj me numër të anëtarësisë OIK-1033/22, profili shëndetësor “Bachelor i Shkencave në Infermieri” numër të licencës KO-37133/A-06-20;
Altina Rexhepi me numër të anëtarësisë OIK-279/21, profili shëndetësor “Bachelor i Mamisë” me numër të licencës KO-32611/A-06-1;
Giltiana Neziri me numër të anëtarësisë OIK-1376/19, profili shëndetësorë “Infermiere e Përgjithshme”;
Remzije Kuqi – Gashi me numër të anëtarësisë OIK-7262/18, profili shëndetësorë “Teknik i Mjekësisë” me numër të licencës KO-27194/A-05-20.”

JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *