Reagon më në fund “Tina”, 18-vjeçarja që ka gisht në humbjen e jetës së Martinit: As që e njihja fare



I riu Martin Çeço doli nga banesa e tij për të mos u kthyer më. Prej rreth një muaji ai po mbante kontakte virtuale me një vajzë, me të cilën planifikonte të fejohej, por lidhja e tyre do të ishte e pamundur.Ditën e sotme 18-vjeçarja M.P. ka folur sot në Neës24 ku ka mohuar se ka mohuar lidhjen e me Valter Mollajn njërin nga autorët apo të ketë pasur kontakte me viktimën.

“Nuk jam në shkollë mbledh lule, erdhi na mori policia se unë nuk dija gjë fare, më thanë për një sqarim dhe ne shkuam. Nuk e njihja fare Martin Çeçon, nuk kisha biseduar me të.Ai më kishte çuar ftesë në facebook dhe unë nuk e pranova se nuk e njihja. Kishte çuar një mesazh, por unë nuk ia kheva. Nuk e kam parë as në fytyrë, thjesht në telefon. Valter Mollën e njoh, është nga fshati jonë, është këtu me ne, na ndihmon.

Policia më thoshte trego për Martinin, unë s’dija asgjë.Çfarë të tregoja për Martinin dhe nga frika e pranova akuzën. Valter Molla dhe Lefter Molla nuk ishin aty kur po flisja me policët, erdhën më vonë. Mua nuk më bashkuan fare me ta. Kam vite që i njoh, këtu kanë jetuar, na kanë ndihmuar, i ndihmonim. Ngaqë e kishim babain e sëmurë.Bledi Angjo ishte çobani i Valit.

Nuk e di çfarë marrëdhënie kishin se unë kisha një vit që isha zënë me Valin se nuk i vajta një ditë në punë. Martin Çeço nuk kanë pasur lidhje fare me Valter dhe Lefter Mollën. Nuk kishin lidhje ata me Martinin. Nuk kam pasur lidhje me Valterin”, u shpreh vajza.

JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

Leave a Reply

Your email address will not be published.