I moshuari bëhet me fëmijë në moshën 83-vjeçare, por ka një merak: Nuk do ta shoh dot djalin të rritet



Alberto Cormillot është 83 vjeç. Ai është babai i një djali 9 muajsh që erdhi në jetë nga bashkëshortja e tij Estefania Pasquini 35 vjeç.I moshuari nga Argjentina thotë se po shijon çdo moment që i ka ngelur me djalin e tij.

Në momentin që ata zbuluan mbi shtatzëninë, filluan të planifikonin gjithçka për të ardhmen e djalit të tyre.Ata po i mësojnë gjuhën kineze pasi 83-vjeçari thotë se është gjuha e së ardhmes. Estefania ngeli shtatzënë pas një trajtimi fetiliteti. Alberto tregon se pavarësisht moshës është tejet i përkushtuar në rritjen djalit të tyre të vogël.

‘’Jam i ndërgjegjshëm se jeta nuk është e pafundme, por ky vogëlush është këtu tani dhe unë do ta shoqëroj atë deri në një moment të caktuar.Derisa ai moment të vijë, unë do të vazhdoj të bëj plane për të shijuar çdo ditë në maksimum”, tha ndër të tjera 83 vjecari Alberto Cormillot.

Ky lajm është bërë viral dhe ka bërë xhiron e botës, ku sigurisht komentet dhe reagimet kanë qenë nga më të shumtat dhe më të ndryshmet.

JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

Leave a Reply

Your email address will not be published.