Dy aktorët nga Turqia do bëhen prindër sërish, shumë të dashur edhe në Shqipëri



Një lajm mjaft i ëmbël është bërë me dije lidhur me Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen. Raportohet se dyshja do të bëhen sërish prindër.

Vjen lajmi i ëmbël! Çifti i famshëm turk do të bëhen sërish prindër

Lajmi ka qarkulluar me shpejtësi kudo pas një postimi që ka publikuar “Gazete Magazin”. Kujtojmë që dyshja kanë një djalë i cili quhet Karan.

Aktorja bukuroshe, Fahriye mësohet të jetë 2 muaj e gjysmë shtatzënë. Edhe pse lajmi ka qarkulluar kudo, dyshja ende nuk kanë bërë një njoftim në rrjete sociale.

Fansat e tyre janë gëzuar shumë nga ky lajm dhe menjëherë kanë nisur me urimet. Burak dhe Fahriye publikojnë shumë shpesh foto me njëri tjetrin por edhe me djalin e tyre. Madje, ky i fundit tashmë është shumë i famshëm në Instagram. Karan grumbullon rreth 349 mijë ndjekës në llogarinë e tij.

Vogëlushi ka foto mjaft të bukura, ku më së tepërmi shihet në praninë e prindërve të tij. Aktori i pëlqyer turk Burak Ozçivit është bërë shumë i njohur për shqiptarët me rolin e tij si “Osmani”.

burak ozcivit Archives – Lapsi.al

JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

Leave a Reply

Your email address will not be published.