I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gllogjan kërcënon policët/ ‘Veç sa t’më vjen një mashkull se s’keni me ardhë më n’shpi tem’



Dje rreth orës 10:30, ka përfunduar në prangat e Policisë, Malsor Mehmetaj, i riu nga Deçani, që dyshohet për vrasjen e trefishtë që tronditi vendin në dhjetor të vitit të kaluar. Ai u arrestua nga Policia për një rast tjetër, ku dyshohet se ka kërcënuar dy zyrtarë policorë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ndodhi pasi dy zyrtarë policorë kishin shkuar në shtëpinë e Mehmetajt, familja e të cilit është në konflikt me një familje tjetër.

Me të arritur policët te shtëpia e familjes Mehmetaj, Malsori i kishte sharë e ofenduar ata, madje i kishte kërcënuar me fjalët se “veç po pres derisa të më vjen një mashkull se nuk keni me ardhë më në shtëpinë time”.

Sinjali mëson se i njëjti është arrestuar menjëherë nga njësia policore dhe është dërguar në stacion policor, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’.

Kujtojmë se Malsor Mehmetaj, babai i tij, Halil Mehmetaj dhe vëllai i tij, Kreshnik Mehmetaj, u arrestuan si të dyshuar për sulmin ndaj autobusit në Gllogjan, ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Detajet për ngjarjen tragjike mund t’i ndiqni në linqet e mëposhtme:

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

Leave a Reply

Your email address will not be published.