Doli si shtëpiake që pret një djalë, gazetari shqiptar për Beatrixën: Hyri si superstar



Beatrix Ramosaj nuk mundi të ishte sot në “Fun Club” për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe psikologjike. Kjo u komentua me keqardhje nga të ftuarit në studio, të cilët u shprehën se Beatrix nuk ka pse të ndihet keq sepse nuk ka bërë asgjë të keqe, referuar raportit të saj me Donaldin.

Ndërkohë, gazetari Flavio Qarri komentoi lojën e saj në Big Brother. Ai tha se këngëtarja hyri si superstar dhe doli si shtëpiake që pret një djalë. Sipas tij, ajo ka më shumë potencial dhe duhej të ishte më këmbëngulëse.

“Jam zhgënjyer që nuk është këtu, nuk shoh arsye të jetë e ngarkuar psikologjikisht, për mendimin tim edhe historinë me Donaldin duhet ta kishte bërë më fortë, hyri si superstar aty, se ajo është një femrat më të bukura, dhe doli si shtëpiake që pret një djalë tani, ajo ka më shumë potencial se kaq, duhet të ishte më këmbëngulëse”, tha Flavio.

JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

Leave a Reply

Your email address will not be published.