Dagz flet për lidhjen me Einxhelin, ‘I shkova pas se më pëlqejnë sfidat’



Dj Dagz ishte i ftuar sot në “fun Club”, ku ka folur për herë të parë pasi doli nga shtëpia e Big Brother Vip. Dagz tregoi se pasi ka dalë kohën e ka kaluar me familjarët dhe miqtë e ngushtë.

Dagz: Kam ndenjur me njerëzit e mi pasi dola, familjarët , shoqëria , nuk jam marrë me shumë gjëra se kam pas nevojë të rri me njerëz që i dua. Unë nuk kam luajtur asnjë moment, u futa për një eksperiencë që dua ta mbaj mend. Nuk më ka interesuar të luajë me dobësitë e tyre. Është e vështirë të rrish brenda që i sheh disa gabime dhe të mos reagosh.

Dagz shpjegoi edhe arsyen pse u rifut në BB VIP pasi u eleminua së bashku me PM dhe marrëdhënien me Einxhel.

“Kam pas shumë arsye pse të rrija dhe të mos rrija, me PM jemi dyshe që e duam njëri tjetrin pa asnjë interes, prandaj dhe hymë bashkë, si shok dhe si vëlla. Një prej arsyeve ishte se kushdo që të fitonte çmimi ishte i të dyve, për atë qëllimin që ne e kemi thënë. PM më tha vazhdoje lojën, kjo më dha zemër. Big Brother më ka dhënë një super mundësi dhe nuk mund të mos e vlerësoja .Çështja kryesore ishte edhe Einxhel. Që e dija e kisha përshtypjen që edhe ajo kishte ndjenjë, prandaj e vlerësova dhe i shkova pas. Mua më pëlqejnë gjërat që më sfidojnë dhe nuk i arrij lehtë, dhe Einxhel është e tillë”, tha Dagz.

JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

Leave a Reply

Your email address will not be published.