Vogëlushja pret 6 vite për të dhuruar flokët e saj për fëmijët me kancer, rrëfim prekës



Kjo 11 vjeçare ka pritur më shumë se gjysmën e jetës së saj për të kryer një gjest bamirës… t’i dhurojë flokët e saj për fëmijët e prekur nga kancerit.

Kjo vajzë quhet Popi (Poppy Lee Burroëes) e qëkur ishte 5 vjeçe, i tha prindërve se kishte dëshirë që t’i priste kaçurrelat e saj për t’ja dhuruar fëmijëve të prekur nga sëmundja e rëndë. Por kur prindërit shkuan të pyesin se kur mundeshin të dhuronin flokët e vajzës, mësuan se rricat e saj nuk mund të ktheheshin në paruke për fëmijët, pasi të tilla flokë ishte tejet e vështirë të përdoreshin.

Për 6 vitet e ardhshme, kjo vajzë nuk i preu flokët e saj, me shpresën se një ditë do të mund t’i dhuronte… dhe ashtu ndodhi.

“Unë dua t’i dhuroj flokët për ata fëmijë që kanë kancer dhe i humbin flokët e tyre. Dua të jem bujare dhe t’i ndihmoj njerëzit. Ndihem shumë shumë mirë, sepse ata fëmijë nuk kanë flokë dhe kur unë t’u jap flokët e mia, shpresoj ata do të jenë të lumtur si unë”-tha 11 vjeçarja.

JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *