Reagon ky i fundit dhe i sqaron të gjitha, u tha se Bora Zemani u puth me balerinin që punon në ‘Top Channel’



Graciano Tagani dhe Argjira Spanca prej disa muajsh kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Ata kanë deklaruar se po bashkëjetojnë në Tiranë dhe shpesh postoj foto e video me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Disa ditë më parë në rrjet qarkulloi një video e tyre duke u puthur në prapaskenat e “E diell”. Mirëpo, duke qenë se në video ata shfaqeshin në profil, u krijuan goxha polemika.

Përdorues të ndryshëm të rrjeteve sociale shkruan se vajza në fjalë është Bora Zemani. Nuk dimë të themi nëse këtë hipotezë e bënë për klikime e zhurmë apo iu bënë sytë, por videoja u bë goxha virale.

Sot balerini ka reaguar për herë të parë. Ai postoi në Instastory videon e shumëpërfolur duke etiketuar Argjirën teksa videon e ka shoqëruar me mbishkrimin “Jeta time” dhe një emoji zemre.

Indirekt ai iu është përgjigjur spekulimeve duke konfirmuar se vajza në fjalë është Argjira, pavarësisht ngjashmërisë së saj me Borën në këtë rast.

Graciano ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes kohët e fundi, për shkak të deklaratave të forta që ka bërë herë pas herë në lidhje me ‘BBV’, pasi dy nga konkurrentët e këtij sezoni janë miqtë e tij më të mirë, fillimisht Fifi e tani Einxhel.

JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *