Olsa Muhameti zbulon çfarë do të ndodhë në ‘Përputhen’, surprizat nuk kanë fund



Autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Pardon my French” në Top Albania Radio. Ndër të tjera, ajo foli për rikthimin e Mevlanit dhe Anës në programin e dashurisë.

Olsa sqaroi arsyet e këtij rikthimi si dhe zbuloi një tjetër lajm. Autorja tha se në vijim do të rikthejë edhe dy konkurrentë të tjerë të këtij sezoni.

“Pse mos t’i rikthenim?! Unë kam thënë që nuk ka asnjë ish anëtar në shtator sepse po i kërkonin të gjithë. Ndërsa rikthimi i tyre në janar nuk e kompromenton programin, sepse janë disa ish personazhe me të cilët publiku është lidhur, të cilët nuk ishin përputhur deri tani. Dy personazhet që kam menduar fillimisht ishin Mevlani dhe Ana. Ana sepse nuk arriti ta bëjë deri në fund rrugëtimin e saj dhe Mevlani për të kundërtën sepse ishte pjesë e të gjithë sezonit dhe nuk arriti ta gjejë dashurinë. Hyrja e ish anëtarëve të “Për’puthen” nuk mbaron këtu. Kemi menduar të rikthejme edhe dy të tjerë, që kanë qenë pjesë e këtij sezoni. Mendoj që çdo sezoni i duhen rikthime”, u shpreh ajo.

JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *